Lajm i mirë për planetin: Shtresa e ozonit po shërohet

0

Lajm i mirë për planetin: Shtresa e ozonit po shërohet

Shtresa e ozonit ngadalë po shërohet, pas disa viteve të shkatërrimit. Kjo ka shumë rëndësi, sepse roli i saj mbrojtës është i pazëvendësueshëm.

Studimi i Kombeve të Bashkuara thotë se kjo mburojë e ozonit ende po ia del të përballet me rrezatimin diellor.

Vrimat e ozonit mbi Antarktidë kanë pushuar zgjerimin, por shkencëtarët theksojnë se duhen kaluar dekadat për t’u zvogëluar sa duhet ato.

“Aktivitetet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shtresës së ozonit janë suksesi më i madh në luftën për ruajtjen e mjedisit. Kjo do të na inkurajojë që të luftojmë më me vendosje kundër sfidave më të mëdha të ndryshimeve klimatike”, thotë sekretari i Organizatës Botërore Meteorologjike, Michel Jarraud, transmeton Telegrafi.

Madhësia e vrimës së ozonit varet nga stina e vitit, nga ndryshimet klimatike dhe temperaturat në pjesët më të larta të atmosferës. Shembull kryesor i zvogëlimit është vrima e ozonit që më 2006 ishte prej 30 milionë kilometra katrorëve, ndërsa sot kjo është reduktuar në 20 milionë kilometra katrorë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com