Lajm i madh: Michael Schumacher është parë për herë të parë në publik
13:39 | 05 Mars 2019

Michael Schumacher, ish-piloti i famshëm i Formula 1 është raportuar të jetë parë nga fqinjët teksa është zvendosur në villën e tij me vlerë 26 milionë funta në Mallorca.

Fqinjët treguan se e kanë parë 7-herë kampionin e Formula 1 të shoqëruar me staf mjekësor teksa është vendosur në shtëpi, transmeton Insajderi.

Pas aksidentit tragjik në skiim, gjermani jetonte në Gjenevë, kurse tani është bartur në Spanjë.

Sipas mediave, ai është parë në karrocë, por akoma nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, sepse po mbahet sekret. /Insajderi

 

The post Lajm i madh: Michael Schumacher është parë për herë të parë në publik appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Alesia Bami