Lajm i keq për Bardhin
14:50 | 13 Tetor 2017

Enis Bardhi nuk do të luajë nga minuta e parë për Levanten.

Espanyol dhe Levante do të përballen sonte, nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tetë të La Ligës. Ylli i ri shqiptar, Enis Bardhi nuk do të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje për Levanten, shkruan e përditshmja sportive katallane, Sport. Bardhi ishte i angazhuar me përfaqësuesen e Maqedonisë në ndeshjen ndaj Italisë dhe Lihtenshtajnit. Mesfushorin i lindur në Shkup arriti që të shënoj gol në fitoren e Maqedonisë ndaj Lihtenshtajnit.
Françeska Jaçe
S