Lajm i keq për Arlind Ajetin
14:11 | 19 Shkurt 2017

Roma dhe Torino do të përballen sonte nga ora 18:00, në Olimpico, në kuadër të xhiros së 25 të Serie A.

E përditshmja sportive italiane, TuttoSport, ka publikuar fonacionet e mundshme të të dy skuadrave. Arlind Ajeti nuk pritet të luajë nga minuta e parë në këtë takim, përcjell Gazeta  Express. Mbrojtësi shqiptar nuk është mirë fizikisht, dhe për këtë trajneri serb, Sinisa Mihalovic do ta inkuadroj De Silvestrin para Ajetit. /Express/ Formacionet e mundshme  Roma (3-4-2-1): Szczesny; Manolas, Fazio, Juan Jesus; Peres, De Rossi, Paredes, Emerson; Salah, Nainggolan; Dzeko Torino (4-3-3): Hart; Zappacosta, De Silvestri, Moretti, Barreca; Benassi, Lukic, Baselli; Iago Falque, Belotti, Ljajic
Aurela Hoxha