Labinot Tahiri apelon për ndihmë për Tetovën

0

Këngëtari nga Kosova dje ka ndërmarrë një iniciativë për të ndihmuar qytetin dhe qytetarët e Tetovës, të prekur nga vërshimet e datës 3 Gusht.

Labi1

Ai e ka filluar iniciativën në Facebook me moton ”Ne ndihmojmë Tetovën, ndihmo edhe ti”. Labi në lajmërim thotë:
”Vëllezër, nesër e postoj konto nr me emrin e vëllaut tim!
Deri sa të bëhen: tridhjetë, ose pesëdhjetë mijē euro unë nuk do i bëjë publike emrat e atyre që i kanë dhënë paratë dhe ata të cilët kanë ndihmuar!
Paratë do t’i marr me dorën time dhe do t’i dërgoj në Tetovën e dashur!
Ju lus nga shpirti të jeni shumē të shpejtë në grumbullimin e tyre, me qëllim, që më mirë të ndihmojmë ne se sa ata të ja shtrijnë dorën dikujt tjeter!
Zoti ju dhashtë gajretin familjeve!!
Zoti ju bekoftë!
Nesër(e Mërkurë) ora 10:00 paratë fillojnë të mblidhen, ju lutem ta tregojmë gatishmërinë tonë, ti bëjmë për 3 apo 7 ditë ato para!
Do jenë edhe mediumet transparente me qëllim që mos të ju qajë zemra të gjithëve, sepse ju kuptoj se sa herë janë keqpërdorur paratë!
Punën time e bëj vullnetare sepse atë e shpërblen krijuesi ynë!
Publike me centa do jenē
Në Raiffeisen Bank!
Uroj që të ketē shqiptarë që dhurojnë miliona, por sa kemi mundësi nuk dua të marr përgjegjësi më shumë.
Motoja: ”Ne ndihmojmë Tetovën, ndihmo edhe ti”
Labinot Tahiri dhe të gjithë shqiptarët!” /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com