Ky Real është i frikshëm

0

Ky Real është i frikshëm

Real Madridi ka rikthyer shumë shpejt kreun e tabelës, falë triumfit prej 5-1 kundër Rayo Vallecanos në Santiago Bernabeu.

Mbretërit ishin superiorë të pakontestueshëm në këtë përballje, gjysma e parë e të cilës përfundoi me rezultat 2-1.

I porsakthyeri nga lëndimi, Gareth Bale, ishte i pari që shënoi. Pas një kundërsulmi të Mbretërve, Ronaldo dërgoi një top të mirë te Kroos, i cili e nxori në rast uellsianin dhe ai nuk e pati të vështirë të realizonte (9’).

Mbrojtësi Sergio Ramos e dyfishoi epërsinë, pas një harkimi nga këndi (40’).

Mirëpo, një gabim të James e shfrytëzuan mysafirët për ta shënuar golin e nderit. Alberto Bueno ishte realizues (44’).

Los Blancos vazhduan me goleadën në pjesën e dytë. Fillimisht, Toni Kroos pranoi një top nga Ronaldo dhe e ngriti rezultatin në 3-1 (55’).

Një harkim nga këndi të CR7, Karim Benzema e konvertoi në gol (58’).

Dhe pas gjithë këtyre asistimeve nuk mund të mungonte goli i njeriut kryesor. Cristiano Ronaldo e vendosi rezultatin përfundimtar (83’).

Real Madridi është në krye të tabelës me 27 pikë, dy më shumë se Barcelona.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »