Ky metal është aq rezistues ndaj ujit, saqë pikat e tij kërcejnë si topa (VIDEO)
10:00 | 13 Prill 2015

Teflon, koha jote mbaroi! Fizikantët në Universitetin e Roçesterit kanë zbuluar një mënyrë për ta bërë metalin aq rezistues ndaj ujit, saqë secila pikë që bie mbi të thjesht kërcen si një top i vockël. uji Përveç që është shumë interesant të shihet në veprim, ky material i parë i llojit të tij mund të gjejë zbatim të rëndësishëm – nga prodhimi i pajisjeve më të mira për grumbullim të reshjeve të shiut në vendet në zhvillim me mungesë të madhe uji, e deri te përmirësimi i higjienës në tualete dhe krijimi i krahëve të aeroplanit që i rezistojnë ndryshkjes apo ngrirjes. https://youtu.be/7nD7gr1NIf4
Aurela Hoxha