Ky lojtar i Kroacisë urrehet tej mase nga serbët

0

Suksesi i Kroacisë në Botëror ka bërë që populli serb në shumicë të përjetojë rëndë këtë. Shumë shkrime, spekulime e akuza janë hedhur nga mediat serbe për përfaqësuesen kroate, por ata janë përgjegjus në fushë me rezultate.

Dejan Lovren është emri që në këtë Botëror shumë herë ka zë vend në mediat serbe për kritika.

Një video e tij e xhiruar live pas fitores ndaj Argjentinës kishte shkaktuar “tërmet” në mediat serbe pasi që mbrojtësi i Liverpoolit kishte lëshuar një këngë patriotike kroate që ofendon serbët. Mediat serbe e kishin quajtur këtë këngë si skandaloze dhe kishin kërkuar nga FIFA që Lovren të dënohet.

Por, historia e Lovren ndaj serbëve ka një të kaluar më të vështirë. Mbrojtësi kroat kishte treguar të kaluarën e tij në mediat angleze ku kishte treguar vuajtjet nga lufta nëpër të cilat kishte kaluar. Babai i tij, Sasha dhe nëna Silva ishin detyruar të braktisin vendlindjen për shkak të luftës, shkruan Indeksonline.

Madje Lovren kishte thënë se mban mend ende momentet se si kishte shpëtuar duke ikur nga lufta nën gjuajtjet e armëve dhe shpërthimin e bombave.

Për këtë, kishte thënë se kishte parë gjatë ëndrra sepse ishte fëmijë në atë kohë. Lovren njihet si nacionalist i madh, urryes ndaj popullit serb.

“Serbët nuk janë kroatë, dhe as kroatët serbë. Ne nuk jemi vrasës, ne jemi popull përëndimor” kishte thënë Lovren në një intervistë për një gazetë boshnjake.

Lovren ka edhe një histori të vështirë me gruan e tij, Anitën. Ai ishte martuar me të pas një lidhje të gjatë, por se ajo e kishte tradhëtuar me një mashkull tjetër. Për këtë çifti ishte ndarë një kohë, por që më pas Lovren ia kishte falur tradhtinë asaj për të vazhduar jetën edhe sot.

Vëllau i Lovren, Davor është poashtu futbollist. Lovren është cilësuar në këtë Botëror si një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit duke shkëlqyer në të gjitha ndeshjet me Kroacinë.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »