Ky fëmijë do ta mbajë mend përgjithmonë një rregull: Shoferi i kamionit e shpëton për mrekulli (Video)

0

Një vozitës i kamionëve në Norvegji ka publikuar një video ku shihet një koleg i tij, i cili tregon reflekse të hatashme, falë të cilave shpëton jetën e një fëmije.

Në videon e publikuar në Youtube, shihet autobusi që ndalon në një stacion dhe aty zbresin disa fëmijë të sapokthyer nga shkolla, transmeton GazetaMetro.net

Njëri prej tyre, pa shikuar fare në anën tjetër e kapërcen rrugën.

Në atë moment vjen një kamion mallrash me shpejtësi të madhe, por shoferi e heton menjëherë rastin dhe arrin të ndalë mjetin, që ishte shumë afër të godiste fëmijën.

Brenda pak orësh video ka marrë afër 1 milionë klikime, me gjasë shumica prindër të cilët atë ua kanë treguar fëmijëve të tyre.

Shumica e komentuesve ia kanë shkruar se tragjedia me këtë rast është shmangur falë teknologjisë më të re të frenimit të cilën e përdor kompania Volvo.

Shikojeni videon, pastaj tregojani fëmijëve, të afërmve, t’ua kujtojnë fëmijëve që duhet çdoherë të shikojnë në të dy anët e rrugës, në mënyrë që jeta e tyre të mos varet nga çfarëdo teknologjie e frenave.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com