Ky është vendi fantastik ku relaksohet familja Obama (Foto)

0

Teksa ish-presidenti amerikan Barack Obama kaloi ditën e parë të pushimeve italiane në Toskanë, bashkëshortja Michelle është parë 70 milje larg, në Montalcino.

Ish-Zonja e Parë kishte veshur një këmishë rozë dhe xhinse e sandale të bardha, teksa vizitonë qytetin e bukur italian e shoqëruar nga skuadra e sigurisë.

Më pas ajo ka shijuar një akullore italiane para se të hipte në makinë e të kthehej pranë të shoqit.

Ndërkaq i shoqi i saj, Barack ka shijuar një ditë golfi në kursin ekskluziv të ‘Castiglion del Bosco’.

Ai duket mjaft i qetë teksa është vetë në drejtimin e makinës së golfit, gjë që nuk i lejohej kur ishte president në Shtëpinë e Bardhë.

Kushtet e sigurisë në Toskanë janë rritur për ish presidentin e SHBA-ve, teksa mjaft kureshtarë kanë dalë për t’i përshëndetur në pushimet e tyre 6-ditore.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com