Ky është rrëfimi për dhjetë snajperistëve që kanë vrare më se shumti në botë (VIDEO)

0

Gjatë Luftës së Dytë botërore, sidomos në Frontin e Lindjes, rol të rëndësishëm kanë luajtur snajperët. Ky është rrëfimi për dhjetë ushtarët vdekjeprurës.

Passport38

Të maskuar në përsosmëri, snajperët janë të përgatitur për zbulim dhe mbikëqyrje, futje brenda linjave të armikut, teknika themelore të mbijetesës – duke i bërë ata një nga anëtarët më të rrezikshëm të çdo ushtrie, sidomos gjatë luftërave.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, snajperët sovjetikë kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Frontin Lindor, transmeton Telegrafi.

Snajperët rusë kanë përdorur kryesisht armën “Mosin-Nagant 1891″, pushkë me pamje optike UP.

Ndryshe nga vendet e tjera, Bashkimi Sovjetik i kishte pranuar edhe gratë si snajperë, dhe në vitin 1943 në forcat ushtarake të këtij vendi ishin më shumë se 2000 gra.

Bashkimi Sovjetik ishte i vetmi vend në botë që kishte një lloj të veçantë të trajnimit të snajperëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë listë, të hartuar nga “War history online”, nëntë nga dhjetë snajperët janë nga Bashkimi Sovjetik.

Shikojeni listën prej dhjetë snajperëve të cilët kanë vrarë më së shumti njerëz:

Image

10. Stepan Vasilijeviç Petrenko – 422 të vrarë

Stepan Vasilijeviç Petrenko ishte njëri nga snajperët më mirë të trajnuar të cilin e kishte “prodhuar” Bashkimi Sovjetik. Shifra prej 422 të vrarëve, tregon kualitetin e tij.

Ai ishte graduar me medaljen e Heroit të Bashkimit Sovjetik, më e rëndësishmja e Bashkimit Sovjetik për vepra heroike.

Image

9. Vasilij Ivanoviç Golosov – 422 të vrarë

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 261 snajperë të Bashkimit Sovjetik ishin graduar me titullin “snajperë të dalluar”. Me 422 armiq të vrarë, ky ishte njëri nga ata.

Ai u vra së bashku me 70 snajperët tjerë të Bashkimi Sovjetik të vrarë gjatë luftës. Pas vdekjes, iu dha medalja e Heroit të Bashkimit Sovjetik.

8. Fjodor Trofimoviç Dajçenko – 425 të vrarë

E ashtuquajtura “Lëvizja e goditësve të saktë” filloi në 1932 në Bashkimin Sovjetik, dhe iniciator ishte Kliment Voroshilov, sipas të cilit edhe disa tanke edhe e morën emrin (KV).

Për të ndihmuar neutralizimin e udhëheqësve të armikut dhe objektivave tjera nga distanca, komandantët sovjetikë vendosën të trajnojnë qindra mijëra snajperë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fjodor Trofimoviç Dajçenko ishte njëri nga ata dhe mbetet njëri nga më të mirët në histori.

Heroi ukrainas, pasi kishte vrarë 425 armiq, mori medaljen Hero i Bashkimit Sovjetik në vitin 1944.

Image

7. Fjodor Matejeviç Oklopkov – 429 të vrarë

Fjodor Matejeviç Oklopkov ishte snajperi i njohur që kishte bërë 429 “goditje” në Luftën e Dytë Botërore. Edhe vëllai i tij i vrarë, kishte qenë pjesë e Armatës së Kuqe.

Pas kësaj, Fjodor kishte premtuar se do të merrte hak për vëllanë e tij. Me snajper kishte vrarë rreth 429 armiq, a me mitraloz edhe shumë të tjerë. Edhe pse mund të duket e pabesueshme, komandanti i tij shpeshherë e kishte dërguar të vetëm për të realizuar sulmet ndaj armiqve.

Djaloshi nga Jakutija pamëshirshëm kishte vrarë gjithçka i kishte dalë përpara. Ai thuhet të ketë vrarë deri në njëmijë veta, me armë të llojeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Pas luftës, ai ishte injoruar nga BRSS, ndoshta për shkak të origjinës së tij etnike. Megjithatë, në vitin 1965 ai u nderua me medaljen e Heroit të Bashkimit Sovjetik. Ai gjithashtu mori “Urdhrin e Leninit”, dhe në 1974, një anije mallrash ishte emëruar me emrin e tij.

Image

6. Mihail Ivanoviç Budenkov – 437 të vrarë

Snajperët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Armatën e Kuqe, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në çdo formacion luftarak kishte së paku një snajper. Mihail Ivanoviç Budenkov ishte tepër i saktë, duke vrarë rreth 437 armiq.

Gjithashtu thuhet se me armë të tjera kishte vrarë edhe shumë të tjerë. Për guximin e tij, në vitin 1945 ishte dekoruar me medaljen Heroi i Bashkimit Sovjetik.

Image

5. Vladimir Nikolajeviç Pçelintsev – 456 të vrarë

Vladimir Nikolajeviç Pçelintsev ishte njëri ndër snajperët më të mirë të Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, ai kurrë nuk ka marrë medaljen më të lartë të vendit të tij. Përkundër kësaj, rreth aftësive të tij kanë treguar bashkëluftëtarët e tij.

Zakonisht në ekipet e snajperëve kanë qenë dy ushtarë, një ushtarë dhe një mbikëqyrës i tij.

Disa snajperë nuk kanë marrë medalje të Heroit të Bashkimit Sovjetik vetëm sepse nuk kishin mbikëqyrës të cilët do të numëronin të vrarët.

Image

4. Ivan Nikolajeviç Kulbertinov – 489 të vrarë

Snajperi sovjetik Ivan Nikolajeviç Kulbertinov është edhe nga ata jo shumë të njohurit snajperistë.

Megjithatë, Kulbertinov, me 489 të vrarët e tij vendoset në vendin e katërt në listën e snajperëve më të mirë të Luftës së Dytë Botërore.

Image

3. Nikolaj Jakovljeviç Iljin – 494 të vrarë

Filmi hollivudian i vitit 2001 “Armiku te dera” i cili bazohet në librin e William Craig “Armiku te dera – Beteja për Stalingradin” flet rreth Vasilij Zajcev, snajperin e njohur rus dhe bartësin e medaljes Hero i Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Filmi përshkruan betejën e Stalingradit, ndërmjet viteve 1942 dhe 1943. Edhe pse Zajcev nuk ishte njëri nga “më të mirët” snajperë rusë, ai kishte vrarë 225 armiq vetëm për dy muaj të luftës në Stalingrad, gjatë viteve 1942 dhe 1943.

Image

2. Ivan Mihailoviç Sidorenko – 500 të vrarë

Snjaperisti vdekjeprurës Ivan Mihailoviç Sidorenko kishte lindur nga një familje fshatare më 1919 në rrethinë të Smolenskit, Rusi. Kishte lënë shkollën në klasën e dhjetë dhe ishte regjistruar në studime arti.

Më vonë i kishte lënë edhe studimet për tu kyçur në Armatën e Kuqe. Ai luftoi në Betejën e Moskës dhe zanatin e snajperit e kishte mësuar vetë. Komandantët e tjerë e kishin lutur që njohuritë e tij tu ofronte edhe ushtarëve tjerë.

Kishte luftuar për “Frontin e parë Baltik” dhe kishte vrarë rreth 500 ushtarë të armikut. Gjithashtu u kishte vënë zjarrin tre traktorëve dhe një tanku, duke shfrytëzuar plumba ndezës.

Ishte plagosur tri herë. Në vitin 1944 ishte dekoruar me medaljen Heroi i Bashkimit Sovjetik.

Image

1. Simo Hejhe – 505 të vrarë

Snajperi finlandez, Simo Hejhe, i njohur si nga goditësit më të mirë i të gjitha kohërave. Finlanda ishte aleat i Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë ushtarët e vrarë nga snajperi finlandez ishin anëtarë të Armatës së Kuqe. Ky finlandez, nga Armata e Kuqe kishte marrë nofkën “Vdekja e Bardhë”, pasi që gjithmonë ishte i kamufluar me veshje të bardhë dimri.

Ai, shumicën e vrasjeve e kishte bërë për më pak se 100 ditë, mesatarisht pesë të vrarë në ditë.

Kishte përdorur versionin finlandez të pushkës ruse “Mosin-Nagant” dhe shumicën e goditjeve e kishte bërë pa “pamës optik”.

Finlandezi madje kishte mbajtur edhe borë në gojën e tij në mënyrë që mos të zbulohej. Përpjekjet e Armatës së Kuqe që ta eliminonin atë kishin qenë pjesërisht të suksesshme. Në një rast, një e shtënë e një ushtari sovjetik e kishte goditur në anën e majtë të nofullës dhe plumbi e kishte dëmtuar gati gjysmën e fytyrës së tij.

Megjithatë, Hejhe kishte mbijetuar. Atij i kishte ardhur vetëdija gjashtë ditë pas plagosjes, kur
Bashkimi Sovjetik dhe Finlanda kishin nënshkruar tashmë një armëpushim.

Ishte dekoruar me disa medalje. Ky snajperit ka vdekur në vitin 2002, dhe kur në vitin 1998 ishte pyetur se si kishte mundur të jetë kaq i saktë, ai ishte përgjigjur “me stërvitje”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com