Ky është Rambo i Irakut, që ia ka futur frikën ISIS-it (Video)

0

Një ish-profesor universitar, 40-vjeçari Abu Azrael, i cili siç e quajnë irakianët “Engjëlli i vdekjes”, është bërë një legjendë në mesin e ushtarëve irakianë që luftojnë kundër Shtetit Islam (ISIS).

ky-euml-sht-euml-rambo-i-irakut-q-euml-ia-ka-futur-frik-euml-n-isis-it-video_hd

Militantët irakianë e quajnë Abu Azrael-in “Rambo i Irakut”, kurse ai u bë i famshëm në mesin e ushtarëve, pasi ai ishte paraqitur me armë të rënda dhe me sëpata e më shpata.

Irakianët atë e njohin si ushtar trim, me sëpatë dhe me automatik në dorë, dhe është imazhi kryesor i brigadës “Imam Ali”, i milicisë shiite irakiane që financohet nga shteti iranian, transmeton TetovaSot.

Profilet e tij të rrjeteve sociale kanë më shumë se 250.000 ndjekës. Ebu Azrael dëshiron shumë të fotografohet dhe të del si i guximshëm në fushën e betejës me armë të rënda.

Milicia shiite aktualisht është duke luftuar në anën e ushtrisë irakiane për t’u kthyer në qytetin e Tikrit, i cili u pushtua nga shteti islam

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com