Ky është parashikimi i motit për nesër
22:41 | 16 Dhjetor 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta bore, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri -2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale të qyteteve kryesore të vendit. /Lajmi.net/

 

Kejvina Kthella