Ky është Lulzim Maliçi nga Konçuli biznesmeni me zemër të madhe
15:20 | 08 Maj 2018
Të jesh dhe të kesh zemër për të dhënë. Kjo është më e mira.

E, i tillë është Lulzim Maliçi, biznesmeni i suksesshëm shqiptar nga Konçuli i Bujanocit, që e ka dëshmuar vetën kaherë në fushën e biznesit, e ndër vite është treguar shumë solidar, shkruan "Kosovarja". Lulzim Maliçi është një ndër më të mirët në Mynih të Gjermanisë në fushën e mirëmbajtjes dhe rregullimit të ndërtesave, gjithashtu përmes kompanisë së tij ofron shërbime për rregullime e riparime në shtëpi private, me efikasitet dhe cilësi të lartë. Ai, njihet edhe si person shumë human, që ka ndihmuar e vazhdon të ndihmoj njerëz në nevojë, e po ashtu ka ndihmuar qindra studentë nga trojet etnike shqiptare. Lulzim Maliçi është anëtar i kryesisë dhe s’po sot i klubit futbollistik "FC Kosova" në Mynih.
Ndryshe, biznesmeni i njohur njihet edhe si donator i shumë aksioneve në Kosovën Lindore si dhe në shoqatën bamirëse "Jetimat e Ballkanit", shkruan "Kosovarja". Me pak fjalë, një njeri i suksesit, me zemër të mëdha dhe mbi të gjitha një shembull që duhet ndjekur./Kosovarja/

Alba Hoxha