Ky është kabineti i Qeverisë Mustafa

0

Ky është kabineti i Qeverisë Mustafa

(E plotësuar) Qeveria e ardhshme Kosovës e do të udhëhiqet nga Isa Mustafa. Zëvendëskryeministra do të jenë Hashim Thaçi, Muhamet Mustafa dhe Edita Tahiri.

Raportohet se kreu i LDK-së, Isa Mustafa do të udhëheq qeverinë e re. Ndërkaq kryeministri i deritashëm Hashim Thaçi, do ta ketë postin e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të jashtëm.

Në postin e zëvendëskryeministrit do të jenë edhe Muhamet Mustafa dhe Edita Tahiri. Ndërkaq kryetar i parlamentit, pritet të jetë Kadri Veseli.

Edita Tahiri mund të mbetet në postin që e pati. por, kjo pritet të vendoset nesër, sikur që pritet të merret vesh nëse në kësi posti do të vendoset edhe Muhamet Mustafa i LDK-së.

Hajredin Kuçi mbetet aty ku është, ministër i Drejtësisë.

Enver Hoxhaj do të jetë ministër për dialog me Serbinë.

Bekim Çollaku, këshilltar i deritashëm i kryeministrit në largim, HashimThaçi, do të udhëheq dikasterin e Integrimeve Evropiane.

Arsim Bajrami është zgjedhur të jetë njeriu i PDK-së që do të menaxhojë dikasterin që ka emrin e tij, Arsimin.

Shefi i deritashëm i kulturës, Memli Krasniqi, kalon në ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Blerand Stavileci mund të mos ndryshojë zyrë, por deri nesër mund të ndodh që dikush tjetër nga PDK të jetë shef i Bujqësisë.

Ministria e fundit që i takon PDK-së, ajo e zhvillimit Ekonomik, pritet se do të vazhdohet të jenë nën menaxhimin e Besim Beqajt, ndonëse edhe një emër tjetër është duke u lakuar për këtë pozitë.

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Abdullah Hoti do të kujdeset për financa, si ministër i LDK-së.

Hikmete Bajrami është shefe e re e Tregtisë dhe Industrisë.

Teuta Sahatqija është përmendur si ministre e shëndetësisë, por deri nesër ky emër mund të ndryshojë.

Me punët e brendshme do të udhëheq Haki Demolli.

Në postin e të parit të Ministrisë së Kulturës pritet të ulet njëri nga dy kandidatët e LDK-së, Ismet Beqiri ose Kujtim Shala.

Si për këtë ministri, ashtu edhe për atë të Infrastrukturës, LDK nuk ka vendosur ende. Njëri nga kandidatët është Lutfi Zharku.

Nga radhët e pakicave serbe mësohet se Aleksandar Jabllanoviq pritet të jetë ministër i Kthimit.

Lista me këta emra i është dërguar edhe tri ambasadave që kanë qenë pjesë e garancisë për arritjen e marrëveshjes PDK-LDK.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com