Ky është çelësi për t’i shtyrë fëmijët që të hanë perime

0

Fëmijët mund të urrejnë ushqimin e shëndetshëm.

Të gjithë e njohim dikë që refuzon të ha diçka tjetër përveç sandviçëve.

Por mund të ketë një zgjidhje shumë të thjeshtë për t’i bërë fëmijët të hanë perimet e tyre që nga mosha e hershme: ushqyerja me gji.

Gratë që hanë perime gjatë gji dhënies, i ekspozojnë foshnjat e tyre në shijen e perimeve përmes qumështit, transmeton Indeksonline.

Hulumtimi i ri i Qendrës Kimike të Monell në Filadelfia pohon se foshnjat që janë ekspozuar ndaj perimeve përmes ushqimit me gji kanë më shumë gjasa të duan të hanë perime kur ata fillojnë të ushqehen me ushqim norma.

Ky studim u bë në bazë të hulumtimit të 97 grave, të cilat kanë konsumuar selina ose lëngë karote gjatë gji dhënies, dhe më pas gjetën zakonin e ngrënies së fëmijëve të tyre gjatë rritjes.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com