Ky është armatimi amerikan: Superlaseri që gjithçka e bën shkrumb e hi (Foto/Video)

0

Ky është armatimi amerikan: Superlaseri që gjithçka e bën shkrumb e hi (Foto/Video)

Sistemi laserik amerikan është zhvilluar me vite të tëra, kurse zyrtarët e ushtrisë amerikane thonë se ky sistem është në gjendje të shkatërrojë caqet me precizitet milimetrik, gjë që është dëshmuar gjatë testimit në kushtet më të vështira.

Marina amerikane ka bërë të ditur se testimet e armatimit laserik kanë qenë të suksesshme dhe ka publikuar videoxhirimin në të cilin shihet se si funksionon topi laserik në kushtet detare.

Sistemi i armatimit laserik amerikan “US Navy Laser Weapon System (LaWS) është testuar para dy muajsh në anijen “USS Pons” në Gjirin Persik, dhe është demonstruar se si qëllon caqet në ujë dhe ajër, transmeton Telegrafi.

“Sistemi superior LaWS do të ketë rol kyç në të ardhmen në operacionet luftarake detare”, thuhet në deklaratën e admiralit Matthew Klander, shef i njësitit për hulumtime detare.

Prototipi i topit ka kushtuar 40 milionë dollarë, kurse është testuar në mënyrë rigoroze në kushtet më të vështira dhe ka asgjësuar caqet edhe në stuhinë e rërës. Sistemi LaWS është zhvilluar me vite të tëra, kurse zyrtarët e Ushtrisë Amerikane thonë se është i gatshëm të shkatërrojë caqet më saktësi milimetrike.

Ky armatim ka pritur gjatë lejen e Pentagonit, kurse ajo dirigjohet përmes pajisjeve të ngjashme me ato për komandimin me video lojëra.

Në video shihet se si qëllohet motoskafi, cakun në anije që lëvizë, por edhe fluturaken pa pilot në ajër.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com