Ky aplikacion mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

0

A frikoheni se kriminelët kibernetikë që vjedhin të dhëna apo agjentët e inteligjencës së shtetit mund t’ju përgjojnë telefonin?

AntenaAtëherë ky aplikacion, i cili mund t’ju tregojë nëse jeni duke u përgjuar nga qeveria apo hakerët, është pikërisht për ju.

SnoopSnitch është një aplikacion për pajisjet me sistemin Android që analizon valët e mobilit tuaj për të kuptuar nëse dikush është duke dëgjuar bisedat tuaja telefonike apo duke monitoruar lokacionin tuaj, transmeton Gazeta Tribuna.

Për dallim prej aplikacioneve standarde kundër virusëve, të cilat janë të dizajnuara për të parandaluar ndërhyrjet apo vjedhjen e të dhënave personale, SnoopSnitch detekton stacionet e rreme mobile. Prandaj, ky aplikacion është ideal për t’iu shmangur përgjimit nga agjencitë qeveritare.

Aplikacioni është krijuar nga firma gjermane Security Research Labs, dhe mund të shkarkohet falas nga Play Store. Fatkeqësisht, ju duhet një pajisje të cilës i është bërë “root” dhe që ka çipset Qualcomm për ta përdorur atë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com