Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës bëhet me kryesi të re

0

Kryetar i KSHZ-së për një mandat tjetër dy vjeçar është konfirmuar sërish avokati Jeton Kryeziu

Mbledhja-e-Kuvendit-te-shqiptareve-te-ZvicresNë mbledhjën e përgjithshme të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës të mbajtur sot në ambientet e Unias në Bernë, janë mbajtur zgjedhjet e reja të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
Kryetar i KSHZ-së për një mandat tjetër dy vjeçar është konfirmuar sërish avokati Jeton Kryeziu. Kryesia e re e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës përbëhet prej 11 anëtarëve, katër prej tyre janë emra të rinj. Kurse nuk janë rikandiduar më dy anëtarët e regjionit të St. Gallenit, Isuf Sherifi dhe Bekim Dalipi. Lirije Veseli nga regjioni i Cyrihut dhe nënkryetarja Ramize Rexhaj nga regjioni i Lozanës.
Emra të rinj në kryesi të kuvendit janë zgjedhur Zarije Bajrami, Bedri Krasniqi dhe Lurata Reçi. Ndërsa janë rikonfirmuar edhe për një mandat, Jeton Kryeziu, Orhan Spahiu, Avni Binaku, Wiprächtiger Roland, Nazmi Jakurti, Gëzim Hasanaj, Samir Zeneli dhe Skënder Thaçi. Në këtë mbledhje anëtarët e Kuvendit kanë miratuar poashtu edhe strategjinë e re të punës së KSHZ-së.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com