Kuvendi i Maqedonis ka votuar zyrtarizimin e gjuhës Shqipe

0

Kuvendi miratoi Ligjin për gjuhët. Me 64 vota pro të numrit të prëgjithshëm të deputetëve dhe 24 vota të deputetëve që vijnë nga bashkësitë jo shumicë deputetët e mbështën këtë ligj i cili në lexim të tretë në Kuvend u kthye pas mosdekretimit të Kuvendit. 

Por ashtu edhe siç pritej, pas paralajmërimeve të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, kjo seancë nuk përfundoi pa incidente.

Për shkak të sjelljes së këtillë të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kryeparlamentari Talat Xhaferri dha 15 minuta pauzë. Por inatet vazhduan edhe më tej.

Ishte sigurimi ai që ndërhyri dhe shmangu përleshjen fizike mes Xhaferrit dhe Gruevskit. Por në momentin që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, filloj të hedhë në votim Ligjin për përdërimin e gjuhëve, deputetët e VMRO-DPMNE-së përsëri u ngritën në këmbë, ndërsa Nikolla Gruevski vazhdoj të shfaq interes për përleshje fizike.

Për shkak se ligji duhej të votohet edhe me badenter, ndërsa nga uji i derdhur u dëmtuan pajisjet, ajo u bë me ngritje të dorës dhe në zhurmë të madhe. Dhe pas gjithë kësaj kryeparlamentri Talat Xhaferri e nderpreu seancën. Në fillim të seancës Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMBNE tha se ky Ligj është antikushtetues dhe sillet me shkeljen e Rregullores së Kuvendit.

“Në procedurën për miratimin e këtij ligji padrejtësisht është përdorur flamuri evropian pasi nuk ekziston rregullativë evropiane për përdorimin e gjuhëve. Ai që propozon ligjin me flamur evropian, Qeveria e Maqedonisë, ka bërë shkelje. Ai që ka lejuar një ligj të tillë me flamur evropian pa ua kthyer propozimin qeverisë dhe t’ju thotë se s’ka rregullatvë në të cilën thireni, që kërkon Rregullorja në një nga nenet, ka bërë shkelje klasike të Rrtegullores. Më pas kërkuam debat publik mos të përmendi emra, disa deputet të LSDM-së, premtuan, u kryqëzuan se do të ketë debat publik, por debat publik nuk pati në këtë Kuvend”, deklaroi Dimovski, njofton Shenja.

Para votimit, deputetët e VMRO-DPMNE-së, sërisht përsëritën kërkesat e tyre dhe kërkuan që kryetari i Kuvendit të pranojë shqyrtimin e amendamenteve dhe të caktohet seancë e Komisonit për çësthje të imunitetit, mandateve dhe rregullores. Pas votimit të ligjit edhe me badenter, kryetari ni Kuvendit e ndërpreu seancën./Gazeta Express/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »