Kush po i jep shkas Sërbisë që të na quajnë terroristë?

0

Kërkesa e deputetit shqiptarë në Parlamentin e Sërbisë, Shaip Kamberi, për kthimin e monumentit të dëshmorëve të UÇPMB-së në sheshin e Preshevës, në periudhën e përvjetorit të tij, në vend se të shënohet me homazhe dhe program përkujtimorë, arrijnë reagimet nga më të ashpra të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka deklaruar se nuk do ta lejojë “ngritjen e terroristëve”.

serbia-e-amnistoi-u-ccedil-pmb-n-euml-tash-e-quan-terroriste_hdPërfitimet e poenave politike në Parlamentin e Sërbisë nga ana e deputetëve shqiptarë me gjakun e dëhsmorëve, pi japin shkas politikës së Beogradit që ti fyejnë bijtë më të dashur të kombit, të cilët edhe pse dhanë jetën për lirin e kësja popullate, ata etiketohen terroristë. Pas elaborimit të deputetit Kamberi i cili më shumë kishte të bëjë me emërimin e inspektorit të arsimit se sa me lapidarin e dëshmorave, Ministrit Stefanoviq iu dha një mundësi shume mirë që të thotë, “Ministria nuk do të lejojë ngritjen e terroristëve, pasi terrorizmi gjykohet nga e gjithë bota, ndërsa edhe Serbia i është përkushtuar kësaj lufte”, ka transmetuar agjencia “Tanjug” fjalët e ministrit serb Stefanoviq. Sipas tij, thirrjet për kthimin e “monumentit të një formacioni paramilitar terrorist Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nuk janë me qëllim të mirë dhe çojnë në destabilizimin e situatës në jug të Serbisë”. Si do të përgjigjet para familjarëve të dëshmorëve për këto deklarata, deputeti Kamberi? këtë ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë! Nga ana tjetër lapidari i ngritur mbi fshatin Lluçan i ushtris serbe, në të cilin figurojnë edhe emra të policëve të vrarë shum kohë më parë, dhe i cili nën të ka një histori të vjetër të popullit shqiptarë, nuk po i pengon deputetëve shqiptarë, madje si duket e kanë harruar se ekzisotn. /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com