Kush përftoi më së shumti pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës?

0

ucpmb

Kryengritja e armatosur e shqiptarëve në Luginë të Preshevës e vitit 2000 ka qenë e justifikuar, por sot, 16 vite më vonë, problemet që kanë sjellë shqiptarët deri tek kjo kryengritje edhe më tej nuk janë zgjidhur, ka thënë deputeti popullor në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani.

Qëndrim të kundërt ka Miodrag Milkoviq, tani kryetar i këshillit të partisë fshatare të pavarur i cili edhe atherë ka qenë aktiv në politikë, thotë se konflikti i armatosur është inicuar nga individë shqiptarë për shkak të interesave personale.

“Deri tek konflikti erdhi menjëherë pas ndryshimeve demokratike në Serbi, dhe që ajo ka qenë e pajustifikuar shihet tani kur të gjithë pjestarët e grupeve etnike që po ikin nga Bujanoci pasi këtu nuk kanë as punë as perspektivë” ka thënë Milkoviq.

Deputeti popullor Fatmir Hasani

Deputeti popullor Fatmir Hasani

Deputeti Hasani konisderon që edhe sot shqiptarët përballen me probleme në segmente të ndryshme të jetës.

“Nuk kemi marrë atë që kemi kërkuar. Nuk jemi në mediet shtetërore dhe të drejtat tona nuk janë në nivel sikurse edhe pakicat tjera. Ja tani, kanë kaluar 3 muaj kur kemi biseduar me kryeministin Vuçiq dhe kemi arritur marrëveshje që të jemi pjesë e qeverisë, por neve nuk na ka thirrë më” ka thënë Hasani.

Sipas tij, shqiptarët në Serbi janë pengje të mardhieneve jo të zgjidhura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne kemi presion nga Tirana, Prishtina dhe Beograd, por askush nuk kujdeset për ne” ka thënë Hasani.

Miodrag Milkoviq, partia fshatare të pavarur

Miodrag Milkoviq, partia fshatare të pavarur

Nga ana tjetër, Milkoviq thotë se politikanët shqiptarë vetëm se përsërisin “historinë e përjetshme të një lloj kërcënimi”

“Ata janë nga viti 2002 vazhdimisht në qeverisje me partitë serbe si dekor, dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë punuar asgjë përveç disa hapje të vendeve të punës në sektorin e buxhetit për miqët e tyre partiak dhe familjar. Por për këtë ka pasë asfalltim dhe gërmime për të cilat kanë pasë më së shumti dobi disa kompani private” ka thënë Milkoviq.

Sipas tij, nga konfikti i armatosur ka pasë dobi vetëm iniciatorët e tij, ndërsa pastaj elita politikane nuk ka arrit as pas kësaj të punoj diçka rreth zhvillimit.

“E përsërisin tregimin rreth kërcënimeve, ndërsa në vetqeverisjet lokale nga buxheti i shtetit për këto 15 vite kanë hyrë 70 milionë euro. Nga këto të holla, nuk kanë hapë asnjë vend pune në sektorin real dhe nuk kanë bë asgjë që të tërheqin së paku një investitor” ka përfunduar Milkoviq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com