Kush është kjo grua dhe pse është e rëndësishme për Shtetin Islam?

0

Gazetari japonez Kenji Goto është një prej pengjeve të Shtetit Islam. Në publik u shfaq audio-regjistrimi ku i burgosuri thotë se mund të shpëtojë vetëm nëse lirohet femra me emrin Sajida al-Rishawi. Audioja përcillet me fotografinë e gazetarit që mban foton e bashkatdhetarit të cilit iu pre koka.

Kush është kjo grua dhe pse ajo është e rëndësishme për IS-in, pyet CNN?

Fjala është për gruan rreth belit të së cilës kishte bomba që nuk u aktivizuan gjatë një sulmi vetëvrasës në hotelet jordaneze më 2005.

Terroristët e Shtetit Islam e quajnë “motra e burgosur”, ndërsa kërkojnë lirimin e saj në këmbim të gazetarit japonez, transmeton Telegrafi.

Ju përkujtojmë se para ca ditësh Shteti Islam ka kërkuar nga Qeveria japoneze 200 milionë dollarë, në afat prej 72 orëve, në këmbim të lirimit të pengjeve. Tani ata kërkojnë lirimin e kësaj femre që mbahet nga pushteti jordanez dhe që nuk është parë që nëntë vite.

Ajo, në një pranim publik përmes televizionit, në nëntor të vitit 2005 përshkroi me qetësi se si u përpoq të merrte pjesë në një seri sulmesh terroriste që vranë të paktën 57 veta. Burri i saj shpërtheu bombën, por ajo nuk ia doli, ndërsa më 2006 u dënua me vdekje. Po atë vit në Jordani u shpall një moratorium mbi dënimin me vdekje. Ekzekutimet rifilluan muajin e kaluar.

Pas sulmit ajo shpjegoi se është nga Iraku dhe se ka përdorur pasaportë false me burrin për të arritur në Jordani. Burri i saj ishte organizator i sulmit, transmeton Telegrafi.

Autoritetet jordaneze në kohën e sulmit thanë se prapa qëndron al-Qaeda e Irakut, e udhëhequr nga jordanezi Abu Musab al-Zarqawi. Ai u vra nga sulmet amerikane në qershor 2006.

Koloneli i pensionuar amerikan, James Reese, tha për CNN se udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, ishte toger i al-Zarqawit.

“Ka një lidhje me këtë grua”, tha ai. “Besohet se IS-i bën gjithçka për të kthyer njerëzit edhe për shkak të propagandës”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com