Kush është grupi “Pegida” që po proteston kundër përhapjes së islamizmit në Europë?

0

“Pegida” është kryetitulli i të gjitha lajmeve në muajt e fundit nëpër Europë. Ky grup po shkakton shqetësime në Gjermani dhe vetëm në protestën e fundit, mblodhi 18 mijë protestues. Qëllimi i tyre është kundërshtimi i islamizimit të Europës. Kjo është një përmbledhje rreth asaj se kush është “Pegida”, cilat janë grupet e ngjashme në botë dhe cilat janë kërkesat e tyre. Kjo është një njohje me grupin që po tronditë jo vetëm Gjermaninë, por gjithë Europën, transmeton Express.

untitled_3529

Kush është Pegida?

Emërtimi ka këtë kuptim: Patriotët Europian Kundër Islamizimit. Pegida ka mbështetjen e disa grupeve politike në Gjermani.

Grupi ka zgjedhur mënyrën e protestave në rrugë, për të kundërshtuar ndikimin e islamit në vendet europiane. Ata kërkojnë që islami të mos ndikojë në identitetin kulturor të Perëndimit por kanë edhe disa kërkesa në lidhje me emigrantët dhe azilkërkuesit.

Një grup i ngjashëm është edhe në Mbretërinë e Bashkuar me emrin “Liga e Mbrojtjes Angleze”, shkurt EDL.

Grupi “Pegida” pohon se është kundër islamizmit dhe ekstremizmit, e jo kundër myslimanëve, megjithëse disa kritikë të tyre, e kundërshtojnë këtë.

Pegida ka një “Manifest” prej 19 pikash, ku kërkohet një kontroll më i madh për emigracionin si dhe kërkohet “mbrojtja e kulturës perëndimore”.

Kush e ka themeluar grupin “Pegida”?

41 vjeçari, Lutz Bachmann është një dizajner i cili ka themeluar grupin. Në të kaluarën, ai është përballur me disa akuza për narkotikë dhe kjo tashmë përdoret nga kundërshtarët e tij politik.

Pse “Pegida” po bën “lajmin” në botë?

Pegida ka tërhequr mijëra gjermanë në protesta. Protestën e parë e ka mbajtur në Dresden në fund të vitit 2014. Së fundmi, protestës së tyre iu bashkuan 18 mijë protestues.

Pse “Pegida” po arrin popullaritet?

Ashtu si në shumë vende nëpër Europë, edhe në Gjermani është rritur vala e emigrantëve. Konfliktet në Lindjen e Mesme, gjithashtu po luajnë rol të madh në popullaritetin e grupit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com