Kurteshi: Komunat shqiptare në Luginë duhet të krijojnë Asociacionin e tyre
09:58 | 26 Mars 2015

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, është shprehur i shqetësuar lidhur me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë. Kurteshi Sipas tij, shqiptarët e Luginës janë populli më i diskriminuar në Evropë. “Mungesa e kuadrit të kualifikuar për shkak të mos njohjes së diplomave është problem i madh. Në luginë nuk ka spitale. Në anën tjetër Serbia nuk e lejon hapjen e maternitetit, i cili është i ndërtuar por pritet vendimi që ai të filloi punën. Banorët e luginës, që dalin jashtë për të punuar, shlyhen nga evidenca e Serbisë, ku më pas u hiqet edhe e drejta e votes. Në polici 70 për qind e të punësuarve janë serb. Barazia në përdorimin e gjuhës është vetëm në letër”, tha Kurteshi. Kurteshi thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i bëjë presion Serbisë që shqiptarët e Luginës të gëzojnë më shumë të drejta. Ai kërkon nga dy shtetet, që të mbështesin shqiptarët të krijojnë Asociacionin e Komunave.
Aurela Hoxha