Kurrë nuk e keni ditur qëllimin e këtyre gjërave

0

Ka shumë gjëra të cilat i shohim rreth nesh çdo ditë, por që prapë nuk e dimë se për çfarë shërbejnë në të vërtetë.

Kështu, Gazeta Express sot ju transmeton disa prej sekreteve të tyre – dhe ne jemi të lumtur t’i ndajmë ato me ju!

Cilindri në kabllon e laptopit tuaj

Sigurisht e keni vërejtur kur e përdorni laptopin. Kjo pajisje e vogël por shumë e rëndësishme shtyp frekuencën e lartë në qarqet elektronike.

Vrima e vogël në dritaren e një avioni

Sigurisht keni menduar pse dritarja në avion ka një vrimë të vogël. Kjo vrimë e vogël lejon ajrin të lëvizë mes kabinës dhe zonës mes dy xhamave të dritares, për të barazuar shtypjen mes tyre, transmeton Gazeta Express.

Pjesa e kaltër e gomës

Pyeteni kë të doni për pjesën e kaltër të gomës dhe të gjithë do t’ju thonë se është për të fshirë lapsin. Por kjo nuk është e vërtetë. Pjesa rozë mund të lërë gjurmë të shkrimit në letër, ku pjesa e kaltër në përgjithësi fshin mirë gjithçka. Prodhuesit e gomave zbuluan se njerëzit nuk e kishin kuptuar këtë qëllim, kështu që filluan të promovonin përdorimin e pjesës së kaltër të gomës kinse për të fshirë shënimet me stilolaps.

Vrimat horizontale në këmishë

Pak njerëz u kushtojnë vëmendje atleteve të tyre të vrapimit. Nëse nuk e keni ditur, vrimat shtesë janë bërë me qëllim që atletet të mos ju dalin nga këmba kur të vraponi dhe të mos i vrani thembrat kur vraponi.

Xhepi i vogël në xhepin e xhinseve tuaja

Përgjigja më e zakonshme ndaj kësaj është se është krijuar për ta futur kondomin. Natyrisht, në këtë xhep mund ta futni atë, por ky nuk ishte qëllimi i krijimit të tij. Xhepi u paraqit për herë të parë në xhinset Levi’s më 1873 dhe ishte bërë me qëllim që të përdorej për orët e xhepit. Deri më sot ky xhep njihet nga prodhuesit si ‘xhepi i orëve’.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com