Kuriozitete që nuk i keni ditur për shqiponjat

0

Shqiponjat admirohen në tërë botën dhe njihen si simbol i fuqisë dhe lirisë.

Disa fakte të mahnitshme rreth shqiponjave:

Shqiponjat janë disa nga zogjtë më të mëdhenj. Ata janë në krye të zinxhirit ushqimor, disa lloje ushqehen me gjah të madh, si majmunët.

Ata kanë shikim të mahnitshëm dhe mund të zbulojnë prenë e tyre deri në dy kilometra larg, shkruan onekindplanet.org, transmeton lajmi.net

Sa lloje të shqiponjave ekzistojnë?

Shqiponjat janë zogj grabitqar në familjen Accipitridae; ka rreth 60 lloje të ndryshme.

Shumica gjenden në Euroazi dhe në Afrikë, me vetëm 14 lloje të gjetura në zonat tjera duke përfshirë Amerikën Veriore, Qendrore, Jugore dhe në Australi.

Si duken shqiponjat?

Ato përgjithësisht janë më të mëdha se zogjtë e tjerë. Kanë këmbë të forta muskulore, kërcell të fuqishëm. Ato ndryshojnë në madhësi. Një nga speciet më të vogla, shqiponja e vogël është rreth 45-55 cm. Ndërsa shqiponja e detit është rreth 91-106 cm në madhësi kurse krahët arrijnë përafërsisht 2-2.5 m

Sytë i kanë të mëdhenj, marrin pothuajse 50% të kokës. Vizioni i tyre është 4-5 herë më i mirë se ai i një njeriu.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »