Kura për tensionin e lartë, pa ilaçe

0

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur dhe si hipertensioni, mund të ulet me një krem të thjeshtë të pasur me magnezium, thonë ekspertët.

Kremi i magnezit thithet përmes lëkurës për të rritur nivelin e magnezit në gjak, thotë studimi, që sot e transmeton TCH.

Shkencëtarët e Universitetit të Herfordshire kanë zbuluar se kremi i magnezit mund të përdoret potencialisht si alternativë apo si shtesë e ilaçeve për të luftuar një nga problemet më të mëdha të shëndetit, siç është tensioni i lartë.

Studimi i parë mbi efektin e kremit të magnezit tek njerëzit është publikuar në revistën Plos One.

Ky studim është hapi i parë që tregon se kremi transdermal i magnezit mund të jetë një shtesë e mirë apo një alternative e ilaçeve që merren nga goja, për të luftuar problemin që lidhet me nivelin e ulët të magnezit, përfshi edhe funksionin e varfër të imunitetit.

Ajo mund të jetë një alternativë e mirë për njerëzit që kanë vështirësi të marrin ilaçe.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com