‘Kur je në një dimension tjetër’, Ardit Gjebrea po i rikthehet muzikës?
23:05 | 06 Nentor 2018

Prezantuesi i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea me postimin e fundit lë të kuptohet se po rikthehet në muzikë, shkruan lajmi.net

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij, Instagram gjersa shfaqet para një mikrofoni dhe thotë disa fjalë.

“Ai momenti kur je në dimension tjetër… përgjithmonë, muzikë, studio, emocione”, shkruan ai, apo mbase Arditi ka vetëm nostalgji për atë kohë.

“Ja ku jam” dhe “Si të kam”, janë dy projektet e pavdekshme të tij me të cilat ende ngjallë emocione te publiku.

Theksojmë se Arditi është njëri nga prezantuesit më të suksesshëm shqiptar. /Lajmi.net/

Alesia Bami