Kur Gili i ftonte Ermalin e Zanfinën për të kënduar këngë fëmijësh (Video)

0

gili

Në vitet e 90-ta këngëtarja Gili ishte në kulm të karrierës me hitet e saj si “Barbi Kukulla”, “Xixëllonja”, “Studenti” etj.

Përveç këngëtare shumë e famshme, në atë kohë Gili ishte edhe prezantuese edhe festivalin “Show Fest” për fëmijë, duke qenë se ishte idoll i të gjithë fëmijëve me paraqitjen e saj skenike si një barbi e vërtetë.

Në këtë rast po kujtojmë festivalin e vitit 1996 “Show Fest” edicioni i dytë i cili u mbajt në ish Sallën e Madhe të koncerteve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, e cila është djegur në vitet e para të pasluftës në Kosovë dhe sot shfrytëzohet si parking për vetura.

Atëkohë sallat ishin të mbushura me publik, konkretisht në këtë rast ishin rreth 8 mijë veta në publik, gjë që sot nuk ndodh, shkruan lajmi.net.

Ajo që bie në sy në këtë video, janë fëmijët këngëtarë të cilët tre prej tyre sot janë këngëtarë shumë të famshëm.

Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun dhe Vesa Lumën të cilët karrierën e tyre muzikore e kishin nisur në festivalet e fëmijëve rreth moshës 7-8 vjeçare.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com