Kuptimi i ëndrrave të këqija

0

Kuptimi i këtyre ëndrrave të këqija mund t’ iu ndihmojë për t’i hequr qafe një herë e përgjithmonë, kështu mendon Tore Nielsen, drejtor i Laboratorit të ëndrrave të këqija dhe profesor i psikiatrisë në Universitetin e Montrealit.

endrrat_3790
Çdo gjë fillon me dallimin e tyre. Specialisti i shquar dallon ëndrrat posttraumatike me ëndrrat idiopatike, që do të thotë se ne nuk e dimë për çfarë shkaku ato na vijnë dhe pse i shohim.

Në përgjithësi mendohet se ëndrrat e quajtura idiopatike nuk reflektojnë trauma, por ndoshta ato kanë të bëjnë më shumë me lidhjet personale, me lidhjet me të tjerët, me prindërit ose me bashkëshortin, thekson profesori.

Stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë gjithashtu ëndrra të këqija. Humbja e punës, dështimi personal ose profesional, ose ngjarjet shqetësuese mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë.

Por marrja e medikamenteve të caktuara mund të lidhet gjithashtu me ëndrrat të tilla, veçanërisht në qoftë se këto barna ndikojnë në nivelin e neurotransmetuesve, sikurse janë ilaçet kundër depresionit a sedativët, tregon një studim i publikuar në vitin 2000.

Ëndrrat e këqija: dallim mes grave dhe burrave?

Ne nuk jemi të gjithë të barabartë para ëndrrave të këqija. Për shembull, njerëzit që vuajnë nga depresioni, skizofrenia ose ata që janë duke u përpjekur për të lënë alkoolin, janë më shumë në rrezik.

Personat “krijues”, gjithashtu bëjnë më shumë ëndrra të këqija, sepse ata kanë më shumë qasje në imagjinatën e tyre dhe në emocionet.

Çfarë duhet bërë për të pasur një gjumë të rehatshëm?

Kur na del gjumi prej një ëndrre të keqe, është akoma më e vështirë të na zërë përsëri. Frika e rënies përsëri në ëndërr të njëjtë, emocionet bëjnë që të mos na zërë më gjumi… atëherë duhet të përpiqemi të rifitojmë qetësinë duke përdorur teknika relaksuese të njohura (yoga, meditimi, frymëmarrja, etj.). Ose, mund të jetë e dobishme të shkruani në një letër ëndrrën në fjalë, gjë që do të lehtësojë analizën dhe kuptimin e saj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com