Kundërshtuesit e Isa Mustafës mbeten jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
10:02 | 31 Maj 2015

Lidhja Demokratike e Kosovës sot votoi për kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm. Përderisa si lider i partisë u rikonfirmua edhe njëherë Isa Mustafa, në Këshillin e Përgjithshëm shumë prej fytyrave eminente të kësaj partie kanë mbetur jashtë. auto_31433071090 Në përgjithësi bëhet fjalë për kundërshtuesit e Isa Mustafës si kryetar i ri i Partisë. Emri i parë që bie në sy është padyshim i pretendentes për kryetare të Partisë, Vjosa Osmani. Megjithëse ajo nuk siguroi votat e mjaftueshme për tu bërë kandidate zyrtare, Vjosa tani ka mbetur edhe jashtë Këshillit të Përgjithshëm. Të njëjtin fat e kanë pasur edhe kundërshtuesit e tjerë. Arben Gashi, Alma Lama, Haxhi Avdyli e Naser Rugova. I vetmi nga ata që kanë kundërshtuar Isa Mustafës për kryetarë dhe që ia ka dalë të futet në Këshillin e Përgjithshëm, është Armend Zemaj. Një vend në mesin e 99 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm e ka siguruar edhe Fatmir Sejdiu. Me zgjedhjen e 99 anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm ka përfunduar punimet Kuvendi i tetë zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u mbajt sot, dhe në të cilin kryetar i këtij subjekti politik u rizgjodh Isa Mustafa. LDK-ja ndërkohë vazhdon të mbetet pa kryesi të re. Sipas sqarimeve të dhëna sot, LDK do të zgjedh kryesinë e re gjatë ditëve në vijim./Zeri/
Aurela Hoxha