KUMOVA prap investon në sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc /E Plotesuar/ Kryetari Arifi takoi përfaqësuesit e kompanisë Turke Kumova

0

Pas vizitës në shkollën fillore në Tërrnoc, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në kabinetin e tijë sot ka pritur përfaqësuesit e kompanisë Turke Kumova, Bjarm dhe Basri Kumova.

kumova

Në këtë takim u diskutua për investimet që do të bëj kompania nga Turqia në shkollën fillore “Muharrem Kadriu“ në Tërnoc. “Kjo kompani këtë vit ka vendosur që të shtroj shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc me pllaka keramike dhe ky projekt është i mirëseardhur” tha Kyrteari Arifi. Ky projekt është rezultat i takimit i cili është realizuar në Bursa të Turqisë, me organiztën Rumelisiada, tha kryetari Arifi. Në muajin nëntor pikërisht në ditën e shkollës “5 Nëntor” përfaqësuesit e organiztës Rumelisiada do të qëndorjnë në Tërnoc, ku pritet edhe të përfundoj i tërë projekti që parasheh shtrimin e shkollës me pllaka, inventarin dhe shumë qka tjetër, dekalroi pas takimit kryetari Arifi./BujanociNet/

———————————————————————————Nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, si duket janë shumë me fat, shkolla e tyre çdo shtatorë po bënë përmirsime për një shkollim sa më të mirë të nxënësve, të gjitha këto ndryshime po bëhen fal donatorit nga Turqia, Bajram Kumova i cili me prejardhje është nga po ky fshatë, dhe është duke bërë maksimumin që gjeneratat e reja të kenë kushte sa më të mira.

1

Në shtatorin e vitit kaluar nxënësit ia kanë nisur mësimit me një pamje krejtësisht ndryshe dhe më të bukur të shkollës, e cila është rinovuar fal donatorit në fjalë. Nuk thuhet kotë se vendlindja është shumë e shtrenjtë, po sot Bajram Kumova ka vizituar shkollën “Muharrem Kadriu” ku premtoi se shtatori i vitit 2015 do të jetë edhe më i mirë për nxënësit, ata do të kenë dysheme, dyer dhe inventarë të ri në këtë shkoll, duke premtuar se investimet nuk do të përfundoj me kaq, ka thënë Kumova.2 “Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmën të japim kontriboutin tonë në përmirësimin jo vetëm të kushteve të nxënësve por edhe më shumë, sepse e ndjejmë si obligim që të investojmë këtu ku i kemi rrënjët tona” Me këtë rast drejtori i shkollës Selami Jakupi falënderoi donatorët për punën që e ka bërë, po e bëjnë dhe do ta bëjnë për këtë shkollë, për nxënësit dhe bashkëfshatarët e vet. Sipas Kumovës, punët në renovimin e shkollës “Muharrem Kadriu” do të nisin gjatë pushimit veror dhe do të jenë të përfunduar për në shtatore. Ata po sot kanë vizituar edhe shkollën e re në Lagjen e Strugarëve, për të parë mundësinë se në ç’aspekt mund të ndihmojnë në këtë shkollë./BujnaociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com