“Kumova” edhe kësaj radhe e mbajti premtimin, arriti inventari në sh.f “Muharrem Kadriu”

0

Bashkëvendasi ynë Bajram Kumova i cili jeton dhe vepron në shtetitn e Turqisë asnjëherë nuk e harronë vendlindjen e tij, në shumicën e rasteve gjithmonë me dëshirë për ti ndihmuar popullit shqiptarë të kësaj pjese e pikërishtë qytetarëve të komunës së Bujanocit.

vlcsnap-2015-07-31-09h28m19s484

“Kumova” premtimet i mbajti siç jemi dëshmitar të rastit ku bëri renovimin e dy shkollave “Muharrem Kadriu” në qendër të fshatit Tërnoc si dhe renovimin e objektit të komunës në përgjithësi nga pamja e jashtme. Kumova vazhdon të sjell donacione në komunën tonë duke dhuruar shkollës së lartëpërmendurë dyer, pllaka dhe perde” u shpreh Arbër Pajaziti shefi i kabinetit të kryetarit të komunës. okSipas Pajazitit Bajram Kumova në takimet e shpeshta që ka me udhëheqësit e komunës, ai ka premtuar se edhe më tuje do të ndihmojë këtë vend nëse punët ecin ashtu siç duhet, donacionet nuk do të mungojnë për fshatin Tërnoc, poashtu edhe për rreth komunës së Bujanocit, në mënyrë që qytetarëve të kësaj pjese ti ofrohet lehtësim dhe shërbim për një jetë më të mirë. vlcsnap-2015-07-31-09h27m49s203Bartjen e donacionit në fjalë e ka bërë Kompania “Turker” nga Turqia në krye me pronarin Tamer Turker poashtu bashkëvendas i yni me prejardhje nga komuna e Bujanocit. Vlenë të theksohet, tha Pajaziti se, pas përfundimit të shkollës në lagjen e strukarëve në Tërnoc nga organizata “Tika” nga Turqia, dhe pas renovimit të shkollës në qendër të fshatit Tërnoc mundë të themi se, shkolla fillore “Muharrem Kadriu” ka infrastrukturën më të mirë nga të gjitha shkolat në rajon dhe më gjerë./BujanciNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com