Kumanovë, vazhojnë të shtënat sporadike (FOTO)

0

Po vazhdojnë të shtënat sporadike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ndërsa situata është e tensionuar.

1_617643900

Të shtënat sporadike dëgjohen në pjesën qendrore të lagjes të banuar me shqiptarë.

Po vazhdon prania e shtuar policore kryesisht e përbërë nga njësitet speciale.

Disa familje të kësaj lagje kanë arritur që të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe se bëjnë të ditur për dëme të mëdha të pësuara, viktima dhe të plagosur.

Ata theksojnë se plumbat kanë vërshuar në tërë lagjen dhe se ka të shtëna në një distancë të vogël. (INA)

Mësohet nga banorë të Lagjes së Trimave në Kumanovë se ka edhe viktima që kanë humbur jetën në përleshjet e sotme.

Siç mësohet jozyrtarisht një familje tre anëtarëshe përfshirë fëmijën e saj ka mbetur e vrarë si pasojë e përleshjeve.

2fotoak

Lajmi bëhet i ditur edhe nga gazeta “Lajm”, dhe se thuhet se viktimat jetojnë pranë autoambulancës në Tode Mendol në Kumanovë.

Nga ana tjetër, raportohet për të vdekur edhe në radhët e policisë.

Sipas portalit maqedonas “Plusinfo” bëhet e ditur për policë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Ndërsa deri tani mësohet për 15 të plagosur që janë dërguar në Klinikën e Shkupit dhe se një pjesë e tyre thuhet se ja civilë dhe policë.

Por këto lajme nuk janë konfirmuar ende në mënyrë zyrtare. Ndërkohë sërish janë dëgjuar të shtëna armësh në zonën ku janë të stacionuara policia. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com