15 Pri, 2013 - 10:04
Nuk ka komente

ku kuzgjedhjet

Në komunën e Bujanocit gjatë wkendit janë zhvilluar zgjedhjet nëpër Bashkësi Lokale, një proces i zakonshëm për nga rëndësia, por jo edhe për nga interesimi në krahasim me vitet e kaluara, kur 80% e popullatës as që ishin në dijeni për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Interesimi për mbajtjen e zgjedhjeve nëpër BL, pothuajse ishte edhe më i madhë se sa në zgjdhjet lokale kur votohej për pushtet lokal. Mobilizimi i popullatës ishte në maksimum, dhe ishte shumë e qartë se nuk votohej për BL por për parti politike, sepse kështu ishte organizimi në teren. Militantët e subjekteve politike menduan se ky ishte fundi i botës, duke harruar për një çast se zgjedhjet e rregullta janë ato të cilat formojnë organet më të larta të një pushteti lokal, i cili finanson bashkësitë lokale. Mobilizimi gjat ditës së djeshme tregonë edhe njëherë se zgjedhjet janë shpresa e fundit për disa subjekte politike, qofshin ato edhe zgjedhje lagjesh e jo bashkësi lokale. Manipulimi me fletat e votimit, ishte dallavera e radhës e disa militantëve të cilët jo mirë të organizuar, ranë në kurth duke i malltretuar të moshuarit që të dalin në vendvotime për t’ia keqpërdorur të drejtën e votës. Duke qenë të bindur se i fituan zgjedhjet në BL, filloi festa para kohe, sepse votat si duket ishin numëruar akoma pa u mbyllur vendvotimi, fletvotime këto që ishin bërë fotokopje, por qka i bënë këta militantë të pa aftë është se ata kishin harruar që çdo fletvotim është i vulosur me vulën e institucionit përkatës, ndërkohë që lajmërimet e vendosura nëpër mure që ishin fotokopjuar ishin të thjeshta për tu verifikuar nga komisioni që janë jovalidë. Se kështu do të ndodhë me zgjedhjet nëpër BL, u pa qysh në mbledhjet kur u propozuan anëtarët e këshillave, aty mobilizimi ishte i zhurmshëm dhe dukej qartë se është shpresa e vetme e dikujt për të qëndruar në skenën e fundit. Nëse vazhdohet kështu një dit, do të kërkojmë edhe ligjin për zgjedhje në lagje, që edhe aty ti zgjedhim organet kompetente për të na përfaqësuar, se kështu do të mund të flasim dhe të bëhemi llafazanë. Duke tentuar që me fletvotime të fotokopjuara ti fitojnë zgjedhjet, në BL Tërrnoc u anuluar 1019 fletvotime, që sipas këtij numri është një dalje marramendëse në zgjedhje mbi 100%, dhe kjo na vetëdijëson se ne nuk jemi të përgatitur për procese demokratike dhe se jemi larg realitetit i cili nganjëherë është shumë i hidhur, realitet të cilin përsona të caktuar kurrsesi nuk mund ta pranojnë dhe kështu vazhdojnë të manipulojnë me çdo gjë që u del përpara./Bujanoci.net/

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe perdorimi i gjuhes ofenduese. Bujanoci.Net mban te drejten e publikimit ose jo te nje komenti te caktuar. Permbajtja e komenteve nuk pasqyron, qendrim editorial te redaksise se portalit Bujanoci.net . Ju faleminderit per mirekuptimin!