Kujt po i pengon simboli kombëtarë mbi lapidarin e dëshmorit Fatmir Ibishi

0

Të paktë janë ato varreza të dëshmorëve të UÇPMB-së në Luginë të Preshevës për të cilat përkujdesemi më shpesh se sa një herë në vit, kur shkojmë për homazhe, dhe atëherë i kushtohet pak rëndësi duke ia pastruar pllakën përkujtimore por edhe duke ia vendosur kurorat me lule, ndonëse simbolet kombëtare qëndrojnë me vite deri sa ta ndërrojnë edhe ngjyrën.

d2

Shumica e pllakave përkujtimore të dëshmorëve janë përskaj rrugëve, disa më rrugë më shumë të frekuentuara e disa më pakë, por qëllimi i tyre ishte i njejtë, liria e popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës. Ndonëse pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit Fatmir Ibishin është në vednin pothuajse më të frekuentuar në Luginë, në magjistralen  Bujanoc-Gjilan në hyrje të fshatit Konçul, por fatkeqësisht lapidari i këtij dëshmori shpesh ka pamje jo të hijshme për kalimtarët, sepse sikurse kurorat poashtu edhe simboli kombëtarë nuk janë në vendin e tyre. Kalimtarë të rastit në redaksin e BujanociNet, gjatë ditës së shtunë kanë hasur këtë pamje tek lapidari i dëshmorit Fatmir Ibishi, kurorat janë rrëzuar, që mund ti rrëzojë edhe fryma, por simboli kombëtarë i cili është lidhur me litarë në altarin e lirisë, shpesh bie në gjysëm shtizë, dhe kjo nuk është një pamje e hjishme, jo vetëm për kombin shqiptarë, por edhe për OVL-UÇPMB-në e cila është organizata e vetme që ka obligim të veçant për përkujdesin e lapidarëve të dëshmorëve. d5BujanociNet, ka kontaktuar edhe banorët e fshatit Konçul, të cilat e kanë më afër lapidarin e dëshmorit, por ata mëndojnë ndryshe, gjatë bisedës me banorët mësuam se, ata përkujdesën për këtë lapidarë, por sipas tyre dikush qëllimisht është duke e dëmtuar simbolin kombëtarë dhe është duke e zbritur në gjysëm shtizë, seps esipas tyre nuk është e mundur që fryma ta shkaktojë një gjëtë të tillë, andaj ata mednojnë se këtë është duke e bërë dikush qëllimisht. “Pothuajse çdo javë e rregullojmë flamurin, i rregullojmë kurorat, por dikush qëllimisht po e dëmton dhe po e zbret me forcë nga ku po e vendosim” kanë thënë banorët e Konçulit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com