Kujt i penguan librat e parashkollorëve, përse edukatoreshat nuk i preferojnë?

0

Në vitin e kaluar parashkollorët kanë zhvilluar mësimin nëpërmjet katër njësive mësimore, ndërsa këtë vit mësojnë me dy njësi, zhvillimi i koncepteve matematikore dhe mbrojtja e ambient. Azize Iseni, pedagoge e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” thekson se këtë vit zhvillimi i mësimit në entet parashkollore janë më të përshtatshme për fëmijët, sepse nuk kanë angazhime të shumta, këtë vit ata mësojnë me dy njësi mësimore të cilat janë të akredituara nga misitria e asrimit. Sipas pedagoges Iseni, parashkollorëve nuk i lejohet të mësohet me planë program shkrim leximi fillestar, ajo thekson se është insistuar disa herë të dikustohet kjo çështje dhe ti sqarohet prindrindërve, që në entet parashkollore nuk mund të mësohet shkrim leximi.

11076742_1071276529555597_1643362238_n

Në librat që ishin përdorur në vitin 2013 dhe 2014 për parashkollorët, nga shtëpia botuese “Albas”, fëmijët patën mundësinë të mësojnë shkoronjat dhe të ishin më të prërgaditur për fillimin e shkollës fillore. Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim në Këshillin Kombëtarë Shqiptar, tha se, nga viti 2013 në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas, ju orfuan parashkollorve kompleti i librave, që sipas ti ishte mjaft i përshtatshëm, ndërsa shton se, nga ana edukatoreshave nuk është hasur në mirëkuptim për këtë komplet dhe për këtë arsyeje janë ndëprer procedurat për legalizim. Kompleti i librave që parashkollorët mësuan deri një vit më parë i mundësonte atyre që të marin njohuri shum më të larta dhe të jenë shumë më të përgaditur, sikur në shkronja, lexim dhe edukim të përgjithshëm. Fejzullahu shton se me përbërjen e re të KKSH-së, është në kontakt me shtëpinë botuese “Albas”, që të njejtin komplet të librave ta rikthejn prap, nese e lejon ministria e arsimit e Sërbis, sepse është hasur në mirëkuptim se blihen me çmim shumë të ulët. 11072656_1071276979555552_651342688_nAkoma nuk dihet arsyet përse kompleti i librave me të cilat mësuan deri tash parashkollorët nuk ishte i përshtatshëm për edukatoreshat, edhe pse i njejti shumë më tepër i mundësonte fëmijëve që të marrin njohuri dhe të jenë të përgaditur për fillimin e klasës së parë. Edhe mësimdhënësit të cilët i mësojnë klasët e ulta, gjegjësisht klasët e para, mednojë se me tekstet me të cilat kanë mësuar parashkollorët më herët, kanë qenë shum të përgaditur dhe se ata e kanë patur më të lehtë që ta përvetësojnë programin e klasës së parë, ndërsa tash nuk presin që fëmijet ta fillojnë klasën e parë me njohuri si më parë. Në librarit e vendit kopleti i librave të shtëpisë botuese “Albas” është shitur 18 euro. Ky komplet përmban katër tekste si, “unë dhe shkruanjat” “unë dhe numrat” “unë dhe mjedisi” “udhezuesi i mësuesit” një CD dhe fletoren e punës si dhe formulari diplomës për rezultatin e fëmiut./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com