Kujdes! Zbulohet rreziku që paraqet WhatsApp
14:09 | 13 Janar 2017

WhatsApp cilësohet si nji nga shërbimet ma të sigurta për mesazhe për shkak të kodimit që ka. Kjo don me thanë se nëse ndonji mesazh kishte me u zbulue, nuk kishte me pasë asnji mënyrë që ai me mujt me u lexue. Por, nji e metë në sigurinë e këtij aplikacioni po e lejon Facebookun dhe të tjerët që me i zbulue dhe me i lexue mesazhet e kodueme në WhatsApp. Kjo e metë u zbulue nga nji hulumtues në Universitetin e California. Facebook, kompania që e blejti aplikacionin para dy vjete, pretendon se askush nuk mundet e i hapë mesazhet e WhatsaApp, as edhe vetë stafi i kompanisë. Por, mënyra se qysh kodimi asht implementue nënkupton se kompania në fakt mundet me i lexue mesazhet, thuhet simbas The Guardian.
Françeska Jaçe