KUJDES: Rajoni po kërcënohet nga stuhi e madhe e dëborës

0

Qendrat hidrometeorologjike në regjion, paralajmërojnë se në ditët e vikendit mot i keq do ta përfshijë të gjithë zonën. Shoferët këshillohet për të mos vënë në lëvize automjetet pa një nevojë të ngutshme, raporton RTS.

554489_satelit_f

Në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi, sherbimet meteorologjike paralajmërojnë se moti i ftohtë është vetëm një hyrje në stuhin e  borës, e cila pritet gjatë fundjavës dhe ditëve të fundit të këtij viti, që do ta përfshijnë gjithë zonën. Sërbia do të përfshihet nga bora gjatë natës mes të dielës dhe të hënës. Pritet që bora të arrijë trashësinë prej 10 deri në 30 cm, ndërsa mund të jetë edhe më e madhe për shkak të erërave të forta të cilat do ta bartin borën. Qendra hidrometeorologjike paralajmëron se të dielën më 28 dhjetorë në Sërbinë lindore, rajonin e Danubit do të ketë reshje të shiut me akull. Në paralajmërim është thënë se nga e hëna 29 dhjetor, deri të shtunën më 03 janar, do të jetë ftohtë me temperatura të ulta, ndërsa gjatë ditës temperatura do të jetë gjithashtu minus, gjë që do të jetë një periudhë me ngrica./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com