Kujdes, në Sërbi ka barëra të falsifikuara, mund të ju kushtojnë me jetë

0

Koordinatori nga Agjensioni për barëra dhe pajisje medicinale të Sërbisë dhe anëtari i Komisionit Evropian për falsifikime, Pavlle Zelliq ka deklaruar se në Sërbi ka barëra të falsifikuara dhe barnatoret janë mënyra e vetme legale e furnizimit në vend.

lekovi

Zeliq ka precizuar se është fjala për mesataren globale prej 10% të përqindjes së përgjithshme, që nuk ekzistojnë të dhëna të sakta, por që Sërbia është nën nivelin e kësaj përqindje. Ai ka ftuar qytetarët që të gjitha barnat për të cilat dyshojnë se janë të falsifikuara të paraqesin në Ministrinë e shëndetësisë. Sërbia është një zonë tranziti prej lindjes në perëndim dhe një numër i caktuar i barërave përfundon në tregun vendor ka theksuar Zellliq duke shtuar se është e ndaluar furnizimi i barërave nëpërmjet internetit, shpalljeve dhe nëpër tregje. Ai shton se, me edukim të qytetarëve synohet zvoglimi i blerjes së barnave jashtë barnatoreve, sepse këto medikamente mundë të përmbajnë materje toksike. Në vendet në zhvillim ka rreth 100 mijë raste të vdekjeve në vit vetëm si shkak i përdorimit të barërave të rrejshme antimalarike ka thënë Zelliq duke shtuar se në tregun Serb, Amerikan dhe të vendeve evroperëndimore egzistojnë barna të falsifikuara për potencë, për dobësim, steroide por edhe për kancer dhe barna kundër virusit HIV.  Ai ka spjeguar se për prodhimin e barnave të rrejshme përdoret pluhëri i tullave, ngjyra për asfalt dhe materje tjera që mundë të jenë 10 fish më të lira dhe fitimi në shitjen e tyre ëhtë shumë më i madhë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com