Kujdes, mos e pranoni këtë njeri në Facebook

0

Përdoruesit e Facebook në mbarë botën janë paralajmëruar që të mos pranojnë asnjë kërkesë për miqësi nga një llogari e quajtur Jayden K Smith.

Mesazhi paralajmërues, i dërguar përmes Facebook Messenger, thotë se kjo llogari është një haker i cili “ka sistemin për t’u lidhur në llogarinë tuaj të Facebook”.

Përdoruesit janë duke e shpërndarë këtë mesazh gjerësisht, por Telegraph.co.uk thotë se mesazhi është një mashtrim, transmeton Gazeta Express.

Kjo pasi nuk ka dëshmi të një llogarie me emrin Jayden K Smith që po dërgon kërkesa për miqësi, por se edhe nëse do të kishte, nuk do të ishte në gjendje që të hakeronte llogarinë tuaj vetëm duke u bërë miq me ju.

T’iu dërgosh shumë kërkesa për miqësi njerëzve të panjohur është kundër rregullave dhe kushteve të Facebook, kështu që një llogari e tillë thjeshtë do të mbyllej.

Por, kjo nuk e ka penguar shpërndarjen e mesazhit online, madje duke u bërë hit. Në mesazh thuhet: “Të lutem tregoju të gjithë njerëzve në listën e Messenger, që të mos e pranojnë një kërkesë miqësie nga Jayden K Smith. Ai është një haker dhe ka sistemin e lidhur në llogarinë tuaj të Facebok. Nëse dikush nga kontaktet tua e pranon atë, do të hakeroheni edhe ju, kështu që sigurohuni që të gjithë miqtë ta dinë. Faleminderit”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com