Kujdes kur kaloni përskaj ndërtesës, ushqimi nga lartë bie gratis mbi kokë

0

Pakujdesia e disa banorëve të ndërtesës më të lartë në Bujanoc ka bërë që kalimtarët e rastit të rrezikohen nga gjësendet që hudhin banuesit në ndërtesë nga dritarja, pa kurfar kontrolli.

11850952_1150255281657721_2023667899_n

Rastet janë të shpeshta kur banorët e katëve të ndryshme hudhin bërllogun pa kontrollë, dhe i cili mund të ju godasë, por fatmirësisht deri më tash janë hudhur uj i ndotur, gjellëra të ndryshme, nganjëherë edhe shpageta që mund t’iu bijnë në kokë dhe të bëheni me frizurë modeste. Ajo çka ka rastisur sot e që aspak nuk i përket sjelljes njerëzore është një kese me buk e cila është hudhur mbi veturë, që tregon një edukatë të ultë njerëzore. Kjo kese me bukë jo që e mbyt dikend apo e lë me pasoja nëse i bie në kokë, por nëse dikush mund të hudhë në këtë mënyrë një kese më bukë pa të cilën nuk mund të jetojmë, atëherë mund ta paramendoni se çka mund të iu bije në kokë në ditët në vijim. Kujdes kur kaloni afër ndërtesës më të lartë në Bujanoc./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com