Kujdes: Assesi mos e provoni kuizin e “shpirtit binjak” në Facebook
10:02 | 17 Qershor 2015

Shfrytëzuesit e Facebookut kanë parë deri më tash shumë miq të tyre tek postojnë rezultate të këtij testi. Por, sa është ai i vërtetë? fb Aplikacioni Captain Quizz analizon aktivitetin e llogarisë suaj, e më pas të tregon se “cili është ai/ajo”. Problemi është se ky aplikacion nuk ka kufij pasi përfshinë të gjithë, si familjarët, ish të dashurit apo edhe ndonjë të panjohur që ka pëlqyer ndonjë fotografi. Shumica që e kanë bërë këtë kuiz, kanë marrë rezultate të tmerrshme, transmeton Telegrafi. Si “shpirti binjak” ka dalë të jetë nëna, babai, gjyshja apo edhe ndonjë kushërirë e largët. E, nuk kanë munguar rastet kur del vetvetja, ndonjë mike në Facebook që nuk e njeh, koleg nga puna me të cilën nuk flet, apo vjehrra! /Telegrafi/
Aurela Hoxha