Ku ka mbetur ‘Alma’ e “Familjes Moderne”?

0

Vlora Merovci është njëra ndër aktoret më të njohura kosovare, e cila simpatinë e publikut e fitoi me karakterin e “Almës” në serialin “Familja moderne”.

Vlora Merovci

E angazhuar për 13 vite me radhë në tri teatrot e Prishtinës, si dhe në seriale e kampanja të ndryshme sensibilizuese, aktorja kohëve të fundit është distancuar nga skena.

Në një bisedë për Telegrafin, Vlora ka folur për arsyet e tërheqjes dhe angazhimet e momentit. “Unë kam qenë shumë e angazhuar në profesionin tim, por erdhi një moment kur desha të plotësoj instinktin tim biologjik, duke u bërë nënë, dhe sa herë që peshoja punën me fëminë, gjithmonë fëmija im peshonte më shumë. Fillova me refuzimin e roleve dhe reduktimin dukshëm të punëve sepse vendosa që fëmijët e mi të rriten me nënë”, tha aktorja e cila për momentin është në përfundim të masterit në modulin teatër.

Edhe pse larg nga skena si aktore, ajo është e angazhuar në dy kompani filmike si koordinatore e projekteve dhe rikthimi sipas saj do të ndodhë shumë shpejtë.

Për ju që se keni ditur, Vlora Merovci është e martuar me vokalistin e rock grupit “ Troja”, Bujar Berisha, me të cilin kanë dy fëmijë së bashku. /Telegrafi/

Vlora Merovci Familje

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com