Kthehet magjia e Ligës së Kampionëve

0

Liga e Kampionëve nis udhëtimin dhe elita e futbollit Evropian, tashmë kërkon të rrëzoj Real Madridin nga fronit.

32 skuadra do të garojnë në evenimentin më madhështor për klube, me fazën e grupeve që mirëpret rikthimin e disa prej emrave që kanë lënë gjurmë në këtë turne ku do të ballafaqohen skuadra më të madhëa evropiane.

Ndeshja e cila pritet të sjell më shumë interes është ajo ndërmjet Borussia Dortmund dhe Arsenalit, të cilat bëjnë pjesë në grupin D.

Para ndeshje përballë anglezëve trajneri gjerman, Jurgen Kopp, ka folur për situatën në grup duke parashikuar një grup të vështirë. “Ky grup është një përzierje e mirë me fytyra të vjetra dhe të reja. Ne i njohim shumë mirë kundërshtarët tonë dhe kjo është e rëndësishme për ne”, u shpreh fillimisht Klopp. Ai gjithashtu ka folur edhe për kundërshtarin e sotëm Arsenalin, duke i cilësuar si një skuadër tejet të rrezikshme. “Ata kanë nënshkruar me dy lojtarë si Ëelbeck dhe Sanchez, që padyshim i bënë një ekip të rrezikshme.Nëse arrijmë të përqendrohemi mirë në mbrojtje atëherë besoj se do të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, u shpreh Klopp para ndeshje.

Nga ana tjetër homologu i tij Arsen Wenger, para ndeshjes ka thënë Ozil dhe Wilsher janë të gatshëm për këtë takim. “Mesut Ozil dhe Jack Wilsher, janë të gatshëm për këtë ndeshje dhe kjo është tejet e rëndësishme për ne. Kemi një kundërshtar të fort para nesh pasi ata kanë një fond të lojtarëve tejet cilësor dhe janë një ekip mjaft i mirë. Shpresoj se do të kthehemi me rezultat pozitiv”, u shpreh Wenger. Ndeshja tjetër në Grupin D, do të jetë mjaftë interesante ndërmjet Galatasaray dhe skuadrës të cilën e udhëheq trajneri kosovar Besnik Hasi, Anderlecht.

Çiftet

Grupi – A
20:45 Juventus – Malmo FF
20:45 Olympiakos – Atletico Madrid

Group B
20:45 Liverpool – Ludogorets Razgrad
20:45 Real Madrid – Basel

Group C
20:45 Benfica – Zenit St. Petersburg
20:45 Monaco – Bayer Leverkusen

Group D
20:45 Borussia Dortmund – Arsenal
20:45 Galatasaray – Anderlecht

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com