Kryhen teste rezistence për Samsung Galaxy S6 (Video)

0

Para se të blejmë një pajisje, duhet të sigurohemi se është e mirë, jo vetëm sa i përket specifikave, por edhe se sa mund të rezistojë në jetën tonë të përditshme. Nuk duam që të blejmë një pajisje për qindra dollarë dhe të prishet me një të rënë në tokë. Një video në YouTube tregon nëse mund t’i rezistojë Galaxy S6 testeve të zjarrit, gërvishtjes dhe deformimit.

Samsung Galaxy S6

Testuesi, që njihet në YouTube me emrin Jerry Rig Everything, mundohet ta gërvishtë telefonin me çelësa dhe thikë, por ekrani nuk pëson asnjë gërvishtje. Xhami mbrojtës Gorrila Glass 4, që Samsung përdor tek Galaxy S6, e bën ekranin shumë të fortë. Testuesi merr pastaj një çakmak dhe e përshkon zjarrin tek i gjithë telefoni, por edhe në këtë rast Galaxy S6 nuk pëson asnjë dëmtim. Në fund bëhet testi i deformimit të pajisjes. Telefoni pëson disa dëmtime të vogla, megjithatë vazhdon të funksionojë. Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com