Kryetari Shaip Kamberi në Samitin Global të “Strong Cities”

0
Komuna e Bujanocit dhe ajo e Preshevës janë anëtarësuar në Rrjetin Ndërkombëtar të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities), me ç’rast kryetarja Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi po marrin pjesë në Samitin Global të komunave dhe qyteteve të forta, i cili po mbahet në Aarhus të Danimarkës prej 17 deri më 19 Maj. Anëtarësimi i Komunës së Preshevës dhe të Bujanocit në këtë rrjet qytetesh dhe komunash si dhe angazhimet e reja janë përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së saj në Beograd.
Deri më tani, para fillimit të punimeve të Samitit Global, kryetarja Sinani dhe kryetari Kamberi kanë arritur të takohen me kryetarin e Çairit z.Izet Mexhiti, kryetarin e Bihaçit, z.Suhret Fazliq, znj.Irida Hoxholli – përfaqësuese e Komunës së Elbasanit, z.Pajtim Saiti – përfaqësues i Komunës së Gostivarit, Marijeta Mojasheviq– përfaqësuese e Komunës së Podgoricës, Mirsad Jusufoviq – përfaqësues i Komunës së Novi Pazarit, etj.
Komuna e Bujanocit që nga fillimi i këtij viti është bërë anëtare e këtij rrjeti, ndërsa Komuna e Preshevës anëtarësimin e saj e ka iniciuar pas ndryshimit të udhëheqjes së pushtetit lokal. Në këtë Samit Global do të marrin pjesë rreth 450 komuna dhe qytete. Samiti është mundësi e shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të kontakteve të reja me përfaqësues të ndryshëm të qyteteve dhe komunave nga e tërë bota.
Ndër qytetet dhe komunat e tjera, anëtare të rrjetit Strong Cities, ku janë anëtarësuar Presheva dhe Bujanoci, janë edhe qytetet e mëdha si: Antalya, Birminghami, Helsinki, Londra, Los Angeles, Montreali, Parisi dhe New York. Në Samit do të marrin pjesë edhe qytetet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com