Kryetari Musliu takim me OSBE-në
14:18 | 09 Gusht 2017

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Shefin e misionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, Giacomo Bosisio. Gjatë takimit janë biseduar shumë tema, ndër të tjera theksi i është vënë situatës politike dhe të sigurisë në rajon si dhe inpakti i në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet tjera që janë në kompetencë të KKSH-së e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Duke u fokusuar në mungesën e tekstve shkollore në gjuhën shqipe dhe shkollimin e lartë të shqiptarëve, përkatësisht edhe institucioneve që duhet të sigurojnë arsim të lartë në gjuhën shqipe. Me këtë rast, është nënvizuar në diskutim Fakulteti i Suboticës dega në Bujanoc.
Aurela Hoxha