Kryetari Musliu mirëpriti Ambasadorin Sadiku

0

20160606_140002

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Ambasadorin e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Ambasadori Sadiku theksoi se përmes parneritetit, bashkëpunimit dhe dialogut obligimet e ndërrmara mund të i kryejm padyshim. Gjithsesi theksoi se duhet veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkpunimit, mirëkuptimi i situatës politike mund të zgjidhë çështjet e pazgjidhura
Kryetari Musliu e falenderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Kosovës po luan një rol aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve. “Tashmë, jo vetëm me vizitat e Ambasadorit Sadiku, por edhe të zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës po konfirmojnë kujdesin e shtuar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe po avancojmë përmes bashkpunimit konkret e që për qëllim kanë zgjidhjen e çështjeve nga të cilat shqiptarët e këtueshëm po mbahen peng si dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”. Takimi kaloj në një atmosferë pune dhe të relaksuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com